“160 çerdhe, 4 mijë banesa për të rinjtë…”, Bajrami: Premtimet që s’i realizoi kurrë Kurti

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila është një prej deputeteve më aktive sa i përket aspekteve që ndërlidhen me financa, ka renditur sot, ato që sipas saj, janë premtimet që Kurti nuk i realizoi asnjëherë.

Deputetja e LDK-së ka rikujtuar premtimet e Kurtit dhe Vetëvendosjes për ndërtimin e 160 çerdheve, 4 mijë banesave për të rinjtë, Fondin Sovran, kthimin e trurit në vend, Zero TVSH për produktet bazë, lirimin e çmimit të energjisë elektrike, mos pagesën e rrymës për serbët në veri, rritjen e pagës minimale, meritokraci, punë dhe drejtësi, luftë kundër korrupsionit, rrugë e autostrada, stadiumin kombëtar dhe “Jo Zajednicë”.

Ish-ministrja e Financave thotë se sot askush nga Lëvizja Vetëvendosje s’mund të flasë për një premtim të realizuar. Bajrami thotë se ndjen keqardhje kur i sheh zyrtarët e VV-së duke u përpjekur të arsyetohen nëpër studio televizive për mungesën e rezultateve.

Ajo tutje thotë se premtimet që i kanë dhënë s’do të mund t’i realizojnë as me buxhetin që kanë ndarë për vitin 2024.

Back to top button