Amaneti i pacientes fshin borxhin mjekësor të qindra të tjerëve

E përballur me vdekjen pas një beteje me kancerin, Casey McIntyre bëri një plan që ta transformonte fatin e saj të keq me bekim për të huajt.
Ajo vendosi që paratë e mbledhura në kujtim të saj të përdoren për të fshirë borxhet mjekësore të të tjerëve, dhe që të premten ka mbledhur një shumë gjashtëshifrore.
“Një shkrim për miqtë e mi: Nëse po e lexoni këtë, tashmë kam vdekur”, shkruhej në llogarinë e saj në X.
Pasi përshkroi në postim gjendjen nëpër të cilën kaloi dhe përmendi më të dashurit e saj, poshtë postimit u gjend edhe linku i faqes së fushatës “RIP Medical Debt”.
“Kam planifikuar ta blejë borxhin mjekësor të të tjerëve dhe më pas ta fshijë atë borxh”, shkruhej në të, raportoi Guardian.
Fushata e saj ka mbledhur afër 140,000 dollarë, ndërsa vlerësohet se 100 milionë amerikanë kanë një total prej 195 miliardë dollarë borxh mjekësor.