166 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

Nga gjithsej 1756 teste të realizuara brenda 24 orëve janë regjistruar 166 raste të reja me koronavirus. Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 224 pacientë të shëruar, ndërsa nga ministria e Shëndetësisë informojnë se nuk ka asnjë viktimë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 14.762 persona të infektuar me Covid-19, numri i të shëruarve ka arritur në 11.965, numri i viktimave 606, ndërsa raste aktive për momentin janë 2191./21Media

Back to top button