17 ditë nga vendosja e barrikadave, veriu ende i bllokuar
Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e 17 ditë vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti për portalin rtv21.tv këtë të hënë tha se nuk ka ndonjë ndryshim.
“Nuk kemi ndonjë zhvillim”, tha shkurt Hoti në një përgjigje elektronike.
KFOR-i mbrëmë ka konfirmuar se ka pasur të shtëna armësh në vendin ku po qëndronte një patrullë e tyre.
Disa serbë lokalë, që nga 10 dhjetori, kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Barrikadat janë ngritur pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Më 12 dhjetor se Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./21Media