17 të vdekur dhe mbi 1 mijë e 100 raste të reja

 

17 persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa, u konfirmuan edhe 1 mijë e 153 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë testuar 3.975 qytetarë, nga të cilët 1.153 dolën pozitivë. Pacientët e prekur me Covid-19 që vdiqën në 24 orët e fundit ishin të moshave nga 48-83 vjeç.

Kurse, betejën me sëmundjen e fituan 928 persona.

Në spitalet COVID, nga ana tjetër, po marrin trajtim 606 qytetarë, 35 në terapi intensive dhe 11 të intubuar./vizionplus

Back to top button