Të dhënat zyrtare për tërmetin e sotëm në Gjilan

 

Kosova sot është goditur nga një tërmet  prej 2. 7 shkallë të Rihter. Lidhur me këtë drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur reth orës 16:46 sipas kohës lokale.

“Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.Thellësia hipoqendrore ishte 10 kmEpiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit.”, ka njoftuar Mustafa./21Media

Back to top button