17 vjeçari vrau nënën, vëllain dhe plagosi babain

Arrestohet i dyshuari

Një i ri nga Virxhinia është arrestuar në Karolinën e Veriut këtë të shtunë si i dyshuar për vrasjen e nënës së tij dhe vëllait 6 vjeçar.

Dyshohet se djali 17-vjeçar qëlloi edhe babain e tij në i cili arriti të shpëtonte dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Babai tha se gruaja e tij dhe djali i vogël kishin vdekur nga plagët me armë zjarri, transmeton 21Media.

Menjëherë pas kryerjes së krimit, i riu është arratisur me një Toyota Camry të kuqe e cila ishte raportuar e vjedhur. Ai u gjet dhe u arrestua në Karolinën e Veriut, tha zyra e sherifit në Virxhinia./21Media

Back to top button