170 pacientë me okisgjenoterapi po trajtohen në Spitalin e Pejës

 
Në Spitalin e Pejës janë shtrirë 210 pacientë me COVID-19. Nga spitali njoftojnë se 170 nga ta janë në oksigjenoterapi dhe 7 janë në CPAP.
Bëhet e ditur se pas më shumë se dy javëve sot në Spitalin e Pejës ka më shumë pacientë të shëruar nga  Covid-19 se sa pacientë të pranuar.
“Aktualisht gjendja e pacientëve me Covid-19 është: 210 pacientë janë të shtrirë, 170 pacientë janë në Oksigjenoterapi, 7 pacientë janë në CPAP, 11 pacientë të shëruar, 10 pacientë të pranuar, mbroje vetën vaksionohu”, bëhet e ditur në njoftimin e Spitalit të Pejës./21Media 

Back to top button