Grainca: “Ligji për digjitalizim i dështuar”

Sërish kritikohet vonesa e zbatimit të ligjit për digjitalizimin e mediave radiodifuzive tokësore.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mbajti dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Dixhitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e KPM-së dhe AMPEK-ut.

Anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca, ligjin për digjitalizimin e mediave e quajti të dështuar për shkak të zvarritjes së implementimit të tij. Ndërkaq, e Asociacioni e Mediave të Pavarura të Kosovës thonë se fajtor për mos implementimit e ligjit është Komisioni i Pavarur i Mediave. Në KPM arsyetohen se nuk kanë buxhet për jetësimin e këtij ligji./21Media

Back to top button