‘Me Trump dhe Erdogan liria e mediave nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar’

Harta e botës, e përpiluar nga “Reporterë pa kufij” është shënuar tërësisht me ngjyrë të kuqe, që do të thotë se situata me lirinë e mediave është shumë serioze

Sulme ndaj mediave, informata të rrejshme, represione dhe triumfi i “personave të dhunshëm” si Trump dhe Erdogani- asnjëherë liria e mediave në botë nuk ka qenë aq e rrezikuar, thuhet në raportin vjetor të organizatës joqeveritare “Reporterë pa kufij”, kushtuar lirisë së mediave.

Liria e mediave po përjeton situatë “të rëndë” dhe “shumë serioze” në 72 (nga gjithsej 180 vende ku është kryer vlerësimi), midis të cilave edhe Kina, Rusia, India, të gjithë vendet nga Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore, si dhe dy e treta e vendeve në Afrikë.

Harta e botës, e përpiluar nga “Reporterë pa kufij” është shënuar tërësisht me ngjyrë të kuqe, që do të thotë se situata me lirinë e mediave është shumë serioze.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button