Shëndetësia në grevë 24 orëshe

Nesër shëndetësia do të hyjë në grevë 24 orëshe

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, gjegjësisht punëtorët shëndetësor në Republikën e Kosovës nesër me datë 27.04.2017 shpallin Grevë të përgjithshme 24 orëshe në gjitha Institucionet Shëndetësore të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e FSSHK-së bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe do të punojë vetëm njësia me rëndësi vitale.

“Me këtë rast kërkojë nga populli mirëkuptim,  greva jonë përveç kërkesave për përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë ka të bëjë edhe me përmirësimin e cilësisë të shërbimit ndaj popullatës tonë”, bëhet e ditur më tutje në njoftim.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës lutë opinionin e përgjithshëm që t’i mirëkuptojë dhe ditën e Grevës mos të paraqiten ata që nuk kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore./21Media

Back to top button