Nesër seanca për Ramush Haradinajn
Seanca nis në ora 9:00 të mëngjesit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë nesër para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rastin e tij.
Seanca nesër do të fillojë në orën 9 të mëngjesit dhe gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.
Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit me 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?