SHBA paralajmëron “rrugë tjetër” nëse dështojnë bisedimet me Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin përparësi diplomacisë në raport me Iranin, por Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se Uashingtoni do të ndjekë një “rrugë tjetër” nëse negociatat nuk sjellin një marrëveshje përfundimtare.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të larta pas muajsh konflikti në rajon, ndërsa një armëpushim i brishtë po mbahet që nga prilli.
Presidenti amerikan Donald Trump ka theksuar se Uashingtoni nuk do të ngutet për një marrëveshje, megjithatë duket se ekziston përparimi drejt një kornize të mundshme marrëveshjeje që mund të ndihmojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe uljen e tensioneve.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?