Policia sekuestron rreth 312 kg drogë, 9 të arrestuar

Sasia e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë rreth 312 kilogramë e 39 gramë

Policia e Kosovës, ka zhvilluar një hetim tremujor në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj, për përfshirje në veprën penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Operacioni i ndërmarrë me datën 25.04.2017 rreth orëve të pasdites ku janë përfshirë zyrtarë policorë nga Drejtoritë Rajonale: Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, ka rezultuar me konfiskimin e provave materiale (substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë) dhe arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në rast, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net.

Në fshatin Krushë e Madhe gjatë kontrollit në një lokacion, të paketuara në disa tavolina druri të përgatitura për eksport jashtë vendit, është gjetur substanca e dyshuar narkotike, me ç’rast është arrestuar një person. Njëkohësisht operacioni ka vazhduar edhe në Ferizaj me arrestimin e pesë personave dhe kontrollimin e tri shtëpive dhe banesave të personave të dyshuar. Lidhur me rastin me datën 26.04.2017 janë arrestuar edhe dy persona tjerë.

Në cilësi të provave materiale në fshatin Krushë e Madhe janë sekuestruar këto sende:

– 14 tavolina në të cilat ishte e fshehur substanca narkotike e llojit marihuanë me peshë: 184 kilogramë e 39 gramë.

– Mjete të punës, vegla për paketim, shkuma, shtrëngues bulona, skele, dorëza pune dhe një peshore digjitale.

– Një veturë.

Kurse në fshatin Bibaj në Ferizaj janë konfiskuar:

– 64 pako, ku në brendi të secilës prej tyre kishte marihuanë me nga katër paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku secila prej tyre peshon rreth 500 gramë. Pesha totale e tyre besohet të jetë rreth 128 kilogramë.

– Një veturë VW- Touran me targa të Maqedonisë,

– Një veturë Golf V,

– Një veturë BMW-X-5, me targa vendore,

– Një veturë Golf – 5,

– Dhe 22 telefona celularë.

Sasia e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë rreth 312 kilogramë e 39 gramë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim e sipër dhe dyshohet të ketë të përfshirë, persona të mundshëm të dyshuar nga Shqipëria dhe Maqedonia. Dyshohet se origjina e substancës së dyshuar narkotike të jetë Shqipëria, kurse destinacioni final i transportit kanë qenë shtetet e perëndimit dhe Turqia.

Gjatë operacionit janë arrestuar nëntë persona të dyshuar:

i lindur më 1979, m/k/sh

i lindur më 1969, m/k/sh

i lindur më 1979, m/k/sh

i lindur më 1973, m/k/sh

i lindur më 1985, m/k/sh

i lindur më 1984, m/k/sh

i lindur më 1977, m/k/sh

i lindur më 1961, m/k/sh

i lindur më 1976, m/k/sh

Dy persona nga kjo listë: Z. A. dhe R. M., me vendim të prokurorëve kompetentë lirohen në procedurë të rregullt, kurse shtatë të tjerët dërgohen në mbajtje.

Operacioni është duke u vazhduar ende, informacionet e tanishme nga tereni bëjnë te ditur se janë konfiskuar edhe 20 kg. marihuanë./21Media

 

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button