Operacione anti-terroriste në Francë

Në kumtesë u theksua se arrestimet kanë filluar të hënën dhe operacionet kanë vazhduar dje dhe sot

Katër persona janë arrestuar sot në periferi të Parisit, në kuadër të një operacioni anti-terrorist, kanë raportuar agjencitë e lajmeve, duke cituar një burim anonim nga sistemi i drejtësisë. Siç u theksua, të dyshuarit janë arrestuar në lagjen Trap.

Në anën tjetër, prokuroria në Paris ka njoftuar se 10 persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve për furnizimin me armë të njërit prej tre sulmuesve, të cilët vranë 17 persona pas sulmit kundër redaksisë së revistës satirike Sharlli Ebdo në Paris dhe kundër një dyqani hebre në lindje të kryeqytetit, në janar të vitit 2015.

Në kumtesë u theksua se arrestimet kanë filluar të hënën dhe operacionet kanë vazhduar dje dhe sot.

Qëllimi i operacioneve ishte arrestimi i personave, për të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sigurimin e armëve për Amedi Kulibalin, i cili vrau katër pengje në një dyqan hebre në pjesën lindore të Parisit, e më pas vrau edhe një police, para se të vritej gjatë përleshjes së armatosur me pjesëtarët e policisë./21Media

Back to top button