18 persona ndalohen për mosrespektim të masave të qeverisë

 

Për shkak se nuk respektuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së lirë, Policia e Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit ka ndaluar 18 persona për veprën ‘mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë’.

Sipas policisë së Kosovës, vetëm në Komunën e Prizrenit janë ndaluar 14 persona, në Malishevë 2, kurse në Suharekë dhe Gjakoë janë ndaluar nga 1 person. /21Media

Back to top button