Nëna me tre fëmijë pozitive me Covid-19 u përpoq të shkojë në Norvegji, kthehet në aeroportin e Shkupit

 

Shërbimet e Aeroportit në Shkup gjatë ditës së diel, kanë penguar një familje katër anëtarëshe që të udhëtojë me aeroplan për Norvegji.

Nëna me tre fëmijët, janë testuar në klinikë private, që të katërtit kanë rezultuar pozitiv. Edhe pse pozitiv, nuk i kanë dëgjuar epidemiologët që të vetëizolohen dhe janë përpjekur që të udhëtojnë për në Norvegji. Shërbimet e aeroportit i ka paralajmërua Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe të njëjtit janë penguar.

Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kanë bërë të ditur, se bëhet fjalë për të shpërngulur që kanë shtetësi të dyfishtë, që vijnë për të marrë pjesë në dasma apo ahengje familjare dhe për të cilët nuk vlejnë masat restriktive.

“Nga frika se mos e humbin vendin e punës, ata e fshehin se janë të infektuar”, thanë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për SDK.

Ky incident ka ndodhur pasi në Finlandë ateroi aeroplani nga Shkupi, ku 24 prej 157 pasagjerëve rezultuan pozitiv. Për këtë, Finlanda tashmë ka vendosur test PCR edhe për çdo udhëtarë që vjen nga shtetet me rrezik të lartë./21Media

Back to top button