18 raste të reja me Covid-19
18 qytetarë rezultuan Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 54 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.096.”, informoi Ministria e Shëndetësisë.
Në total numri i rasteve aktive është 637.
Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit u dhanë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.741 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media
