Ne nuk i kemi kërkuar Kinës ndihmë ushtarake, thotë Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia nuk i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake dhe se ajo ka “potencial të pavarur për të vazhduar operacionin e saj special në Ukrainë” – atë që ajo e quan pushtim.

Ai u shpreh se planet e Rusisë për operacionin në Ukrainë do të “realizohen plotësisht” dhe në përputhje me orarin fillestar, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Kremlini tha gjithashtu se komentet nga SHBA-ja dhe BE-ja në lidhje me operacionin që nuk shkon siç do të dëshironte presidenti Vladimir Putin, janë vërejtur në Moskë, sipas Reuters./21Media

Back to top button