18 vjeçari “i zemëruar” që babai iu fejua sërish, vret njerkën

Ross McFarland nga Alabama u dënua me 50 vjet burg për vrasjen e të fejuarës së re të babait të tij, pasi ky i fundit u fejua me tashmë të ndjerën vetëm 11 muaj pasi nëna e adoleshentit vdiq.
McFarland, 18 vjeç pranoi fajësinë të enjten për vrasjen e mësueses Martha Jones ‘Marti’ White, 66 vjeçe, më 17 tetor 2019 në Auburn, Alabama.
Ai ishte 16 vjeç në kohën e vrasjes.
Zyrtarët në kontenë Lee thanë se McFarland ‘ushqente armiqësi’ ndaj gruas që u fejua me babanë e tij.
Donna McFarland ishte një shkencëtare e cila vdiq në nëntor 2018 në moshën vetëm 45 vjeç.
Ajo ishte një e diplomuar në mikrobiologji, e cila ishte e martuar me John McFarland për 22 vjet.
Ajo kishte dy fëmijë të tjerë përveç Ross, të cilët quhen Avery dhe Samuel.
Profili i Donna McFarland në Facebook, i cili nuk është përditësuar që para vdekjes së saj, e rendit statusin e marrëdhënies së saj si të ndarë.
Policia në qytetin e Auburn iu përgjigj një shtëpie dhe e gjeti White të vdekur në dysheme me një plagë me armë zjarri në fytyrë.
White ishte vetë nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe e pesë fëmijëve, si dhe një mësuese në pension nga distrikti shkollor i qytetit./21Media

Back to top button