Ukraina merr raketa nga Danimarka dhe aviatorë vetëlëvizës nga SHBA

Ukraina ka filluar të marrë raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe raketa vetëlëvizëse nga SHBA.
Kështu bëri të ditur ministri i mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, i cili tha se raketat Harpoon nga breg-anija do të operojnë së bashku me raketat ukrainase Neptun në mbrojtjen e bregdetit të vendit, duke përfshirë portin jugor të Odesës.
Ai tha se furnizimet e raketave Harpoon ishin rezultat i bashkëpunimit midis disa vendeve, duke shtuar se dërgesat nga Danimarka u bënë “me pjesëmarrjen e miqve tanë britanikë”.
Ministri ukrainas tha gjithashtu se Ukraina kishte marrë një sërë artilerie të rënda, duke përfshirë obusët vetëlëvizës M109 të modifikuar të prodhuar nga SHBA, që do të lejonin ushtrinë ukrainase të godiste objektivat nga distanca më të gjata./21Media

Back to top button