18,000 armë iu dhanë rezervistëve në rajonin e Kievit
Rreth 18,000 armë me municion u janë shpërndarë rezervistëve vetëm në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus të enjten herët, sipas autoriteteve ukrainase.
Në një deklaratë të përbashkët, ministri i mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe Valeriy Zaluzhniy, shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, thanë se do të vijnë më shumë armë, transmeton rtv21.tv.
“Së shpejti do të marrim mbështetje shtesë me armë moderne dhe burime të tjera nga partnerët tanë”, thanë ata.
Burrat nga 18-60 vjeç u ndaluan të largoheshin nga vendi. Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëroi një mobilizim të përgjithshëm ushtarak./21Media