“Kosova sivjet në PISA do të radhitet më afër Shqipërisë”

Ka filluar faza e pilotimi të vlerësimit ndërkombëtar PISA

Me rastin së fazës së pilotimit të vlerësimit ndërkombëtarë, ‘Pisa’ i ftuar për të diskutuar rreth kësaj teme në programin e mëngjesit ishte Fatmir Elezi nga Ministria e Arsimit.

Në pyetjen se çka presim këtë vit nga testi PISA, Elezi tha se rezultatet në arsim nuk mund të ndryshohet shumë shpjet, duke shtuar se pret që do të ketë  një rezultat më të lartë për shkak të siç tha ai angazhimit më të madh të nxënësve.

Ai shtoi se nuk mund të ketë përmirësime menjëherë pasi tha se duhet shumë punë, duke shtuar se në testin e ardhshëm  do të jemi më afër Shqipërisë, shkruan rtv21.tv

Ndryshe faza e pilotimit të vlerësimit ndërkombëtar ka filluar javën e kaluar dhe do të vazhdoj edhe për disa ditë.

Kujtojmë se në vitin e kaluar Kosova u radhit si njëra ndër vendet me rezultatin më të dobët të testit ndërkombëtar PISA./21Media

Back to top button