Moti sot
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme
Ndikimi i masave ajrore me presion të lartë atmosferik, mbi rajonin tonë është duke u zvogluar, kështu, sot pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme . Temperaturat do të sillen në mes 9 e 23 gradë Celcius.
Edhe nesër pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme, mirëpo për ndryshim nga sot, ato herë pas here mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të qenësishme, ato do të sillen në mes 8 e 22 gradë Celcius.
Për dashamirët e pushimit në natyrë, meteorologët nuk kanë aq lajme të mira, ngase të shtunën e të dielën, priten vranësira të cilat kohë pas kohe mund të sjellin edhe rrebeshe shiu. Temperaturat, po ashtu, nuk do të jenë aq të përshtatshme për piknik, ato do të lëvizin në mes 5 e 17 gradë Celcius./21Media