“Lirimi i Ramushit ua lehtëson dhimbjet familjarëve të dëshmorëve”
Daut Haradinaj tha se lirimi i Ramushit të gjithë familjarëve që përkujtojnë dëshmorët ua lehtëson dhimbjet
Daut Haradinaj, vëllai i ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, ka dalë me një dedikim të veçantë për dëshmorët e fshatit Preljep pas lirimit ta Ramushit nga gjykata franceze.
“Lirimi i Ramushit sot në ditën e përkujtimit të dëshmorëve të Prejlepit dhe gjithë familjarëve që përkujtojnë dëshmorët ua lehtëson dhimbjet. Lavdi gjithë dëshmorëve!”, ka shkruar Daut Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. Gjykata ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kështu ai është liruar. /21Media