1,850 funta për një pjesë ëmbëlsirë e mbetur nga dasma e Princeshës Diana

Me një çmim marramendës është shitur një pjesë e vogel ëmbëlsirë e mbetur nga dasma e Princeshës Diana me Princin Charles, më konkretisht 40 vjet pasi të dy kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Kohë më parë, i ishte dhënë Moya Smith, e që e njëjta e ruajti të mbeshtjellë mirë dhe me mbishkrim “Mbaje me kujdes, është ëmbëlsira e dasmës së Princeshës Diana dhe Princit Charles”.
Familja e Smith e shiti në vitin 2008, por ajo përsëri u rikthye në stok për tu rishitur.
Pritshmëritë për t’u blerë ishin diku 300 apo 500 funta, por gjithçka mori rjedhë tjetër dhe ajo pjesë e ëmbëlsirës u shit për 1,850 funta./21Media

Back to top button