19 qytetarë humbën betejën me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 703 raste të reja me COVID-19, nga 10 mijë e 851 testime të kryera.
Ndërsa jetën e kanë humbur 19 persona të cilët ishin të infektuar me virus.
Sot janë shëruar 2 mijë e 255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131 mijë e 930.
Në total numri i rasteve aktive është 20 mijë e 652.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 458 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975 mijë e279 doza të vaksinës.
Deri më sot 338 mijë e147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media