19 raste me Covid-19 dhe 23 post- Covid janë duke u trajtuar në ShSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot ka informuar se klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor kanë 19 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 post-Covid, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë.
Sipas ShSKUK-së, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid./21Media