19 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

 
Nga 2 mijë e 672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590. Në total numri i rasteve aktive është 137”, ka njoftuar MSH.
Tutje në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 932 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356 mijë e 771 doza të vaksinës. Deri më sot 107 mijë e 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button