Deklarohet Distria pas marrjes së medaljes së artë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë. Distria në finalen e sotme u ndesh me japonezen, Funa Tonaki.
Tani pas përfundimit të ndeshjes ajo po kthehet në shtëpi dhe rrugës ajo u deklarua përmes një live video ku theksoi se menjëherë pas marrjes së medaljes ajo e kishte telefonuar familjen e saj dhe është e lumtur që ka arritur t’i jap një ndenjë kaq të mirë familjes dhe gjithë Kosovës.
Distria tregoi se ndihet e lumtur që ka pasur një përkrahje prej Kosovës, madje ajo shtoi se prezenca e presidentës, Vjosa Osmani e ka gëzuar shumë./21Media

Back to top button