19 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 3 mijë e 897 testime janë konfirmuar 1 mijë e 21 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë etj.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit 906 të shëruar, ndërsa 19 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19: : 4 qytetarë nga Tirana, 3 nga Elbasani, 2 nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1 mijë e 134 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9 mijë e 104 vaksinime.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Që nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri janë konfirmuar 103 mijë e 327 raste, prej tyre 66 mijë e 309 janë shëruar, 35 mijë e 303 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1 mijë e 715 persona./21Media

Back to top button