KFOR-i nesër zhvillon stërvitje me helikopterë

 

KFOR-i ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një stërvitje rutinore ku do të përfshihen helikopterë të shumtë.

Stërvitjet do të zhvillohen në gjithë territorin e Kosovës.

“Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./21Media

Back to top button