19 vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident trafiku në Itali

Një 19 vjeçar nga Kosova ka vdekur si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën e kaluar në “Brennerstaatsstraße” në Blumau në Tirolin Jugor.
Sipas mediave, i riu vdiq në një spital në Bolzano.
Në aksident thuhet se u lënduan edhe pesë persona të tjerë, të cilët po trajtohen po në Bolzano dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Sipas policisë një automjet ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur, ndoshta për shkak të ngricave në rrugë.
Ndërkaq vetura tjetër e cila vinte në drejtim të kundërt nuk ka mundur të frenojë me kohë dhe ka goditur me forcë të plotë mjetin anash./21Media

Back to top button