19 vjeçarja tërhiqet nga lista për deputete

 

Paraditën e sotme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bëri të ditur se në partinë e drejtuar nga ai aderuan dy të rinjtë, Feriz Shala dhe Diellza Rexhepi nga Skënderaj.

Ndërsa, katër orë pas publikimit të informacionit nga Haradinaj, 19 vjeçarja që aderoi në AAK në një prononcim për media deklaroi se u tërhoq nga lista e AAK-së për deputete të Kuvendit.

Ajo bëri të ditur se arsyet e tërheqjes nga lista për deputete janë personale.

Ndërkohë, Haradinaj kishte bërë të ditur se dy aderimet e fundit në AAK janë nga familje atdhetare.

“Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë. Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, shkroi sot Haradinaj në facebook./21Media

Back to top button