Barnat futen ilegalisht, dogana në aksion

 

Dogana e Kosovë sot ka filluar një aksion për barna të kontrabanduara. Nga zyra për media në Doganën e Kosovës, Adriatik Stavileci për portalin rtv21.tv ka thënë se sot janë organizuar kontrolle në 5 barnatore të ndryshme ku është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave të dyshimta si të kontrabanduara.

“Dogana e Kosoves me qellim te zbatimit te ligjit, luftimit te kontrabandes dhe ekonomise informale si dhe mbrojtjes se shendetit ka organizuar Kontrolle ne 5 Barnatore te ndryshme ku eshte gjetur nje sasi e Konsiderueshme e Barnave te Dyshimta si te kontrabanduara”, ka thënë Stavileci.

Stavileci ka treguar se pas këtyre gjetjeve është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Me kete rast dhe me të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe tashmë kontrolla është duke u zhvilluar me mandat të Prokurorise dhe Gjykates dhe është zgjeruar edhe në objektet përcjellese të këtyre barnatoreve”, ka thënë Stavileci për portalin rtv21.tv

Ai tutje ka thënë se kontrollet janë duke u zhvilluar akoma. Video e realizuar nga kameramani Sadik Bylkbashi. /21Media 

Back to top button