19 vjet më vonë, Sean Paul thyen heshtjen për ‘aferën’ me Beyonce
“Baby Boy” bashkëpunimi i Beyonce dhe Sean Paul, këngë kjo pjesë e albumit “Dangerously in Love” të artistes, u publikua në verën e vitit 2003.
Ky bashkëpunim nxiti thashethemet për një romancë të mundshme mes dyshes, pavarësisht se Beyone ishte në lidhje me Jay Z.
Por, Sean Paul 19 vjet më vonë mbylli një herë e mirë pretendimet se ata kishin diçka mes vete atë kohë.
“Do të doja ta bëja, por jo. Ajo është e bukur. Gjithmonë kam admiruar muzikën e saj. Kur dëgjova për këngën, u ndjeva si mbret”, u shpreh ai.
Pavarësisht se gjëra mbetën veç profesionale, Sean kujton një performancë të dyshes, ku këngëtarja besohet se ishte plotë inat ndaj tij, madje dyshohet se u përball me të në parapaskenë për spekulimet se mes tyre mund të ketë diçka.
“Ajo ishte e inatosur, më tha ‘duhet të flas me ty’. Më tha çfarë janë këto thashetheme?.. Ia ktheva, nuk kam thënë gjë unë, dua që ju ta dini këtë”, u shpreh më tej artisti./21Media