19 vjet nga masakra e Lybeniqit

Sot 19 vjet ishte kryer njëri nga krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve

Sot u mbushën 19 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në fshatin Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit.

Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pa pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet më të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.

Shkodran Imeraj, hulumtues i pavarur shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë ka thënë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999./21Media

Back to top button