Pesë të dyshuar arrestohen për prostitucion

Përveç të arrestuarëve janë konfiskuar edhe prova relevante

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona si të dyshuar se kanë mundësuar dhe ushtruar prostitucion. Hetimi është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë. Gjatë hetimit është zbatuar urdhëresa e gjykatës për masa të fshehta të hetimit dhe zbulimit.

”Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuarit: B. K. (1962), M. K. (1994 ) dhe A. R. (1995). Ndërsa të dyshuarat A.B (1989) dhe N.H (1999)   janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Gjatë planit janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin.

Back to top button