Zekiri: Policia nuk reagoi, deputetët maqedonas ndihmuan protestuesit

Zekiri  falënderoi zotin për ndihmën

Deputeti Muhamed Zekiri, i ftuar në emisionin debutues “Click Plus” në TV21 Maqedoni, ka thënë se ajo që më së shumti habitë është mos reagimi i policisë.

“Plotësisht pajtohem më gjithë atë që e tha ministri i brendshëm sot në press konferencë. Pas gjithë asaj që ndodhi ne e kishim rastin të bisedojmë me disa nga policët, një pjesë të madhe duhet të falënderojmë sigurisht, ishin shqiptarë ata që ndihmuan në qetësimin e situatës dhe evakuimin e deputetëve”, ka thënë Zekiri.

Sipas tij, policët u kishin treguar se një situatë e tillë do të mund të rregullohej brenda 10 minutave, shkruan rtv21.tv

“Paramendoni ne kemi qëndruar të ngujuar brenda dhe duke e parë gjithë atë terror ndaj deputetëve për më shumë se një orë e gjysmë”, theksoi Zekiri, duke shtuar se ata gjatë gjithë kohës kanë pritur reagimin e policisë që t’i evakuojë.

Zekiri tregoi se policët kanë thënë se askush nuk u ka dhënë urdhër që të reagojnë. Ai tha se ka informata të sakta që deputetët e VMRO-së, kanë hequr pengesat e hekurta tek dyert që protestuesit të futen brenda në ndërtesën e parlamentit.

Fjalën e tij, Zekiri e përfundoi duke iu falënderuar zotit për ndihmën./21Media

Back to top button