2.1 milionëshi i avulluar përplasë Bajramin e Haxhiun në Kuvend

 

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ndriçimin e rastit të 2.1 milionë eurove, duke potencuar njëkohësisht se ajo është tërësisht e pastër.

“Është mirë ministre me autorizu prokurorinë dhe të gjitha organet e drejtësisë, që me u marrë me rastin e 2.1 milionë eurove edhe me u marrë me rastin e Hykmete Bajramit, sepse duhet me u pastru njëherë e përgjithmonë kjo çështje”, tha Bajrami.

I menjëhershëm ishte reagimi i Haxhiut.

“Nëse nuk e din, më lejoni të ju njoftoj që ministri i Drejtësisë, në asnjë rrethanë, nuk ka të drejtë të autorizojë prokurorinë të bëjë hetime”, u kundërpërgjigj Haxhiu./21Media

Back to top button