2.469 të vdekur nga koronavirusi në mbarë boten
Gati 2.500 të vdekur nga koronavirusi
Ka shkuar në 2,469 numri i personave që kanë humbur jetën në mbarë botën nga koronavirusi, ndërsa regjistrohen 78,966 të infektuar.
Virusi i rrezikshëm është shpërndarë në 33 shtete. Ndërkohë, shëndeti i 23.418 personave është përmirësuar.
Pas Kinës, Irani është vendi i dytë me numrin me të lartë të viktimave.
Ndërkohë, në Itali janë 134 persona që kanë rezultuar pozitiv nga koronavirusi. Për të parandaluar përhapjen e virusit, qeveria italianë ka miratuar një draft me masa specifike për përballimin e emergjencës.
Shkollat dhe universitetet janë mbyllur në të gjithë Lombardinë, për një javë, por edhe në Veneto dhe Piemonte.
Kryeministri Giuseppe Conte tha për mediat se masat e marra janë në funksion të mbrojtjes së qytetarëve.