“2 këngë nga shpirti” thotë Flori për bashkëpunimin me Anxhelinën

Artistët, Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj kanë publikuar projektin 2 në 1, i pari bashkëpunim nga dyshja “Anash&Doja”.
Ky projekt i dyshes ishte paralajmëruar ditë më parë, ndërkaq është realizuar edhe me videoklip.
Si Flori, ashtu edhe Anxhelina kishin ndarë me ndjekësit sekuencë nga bashkëpunimi i tyre, e që nuk munguan komentet pozitive drejt tyre.
Edhe përkrahësit e muzikës së tyre, mezi prisnin të dëgjonin “Anash&Doja”.
Me tekst nga Flori, video e realizuar nga Imagine, “Anash&Doja” tashmë është në çdo platformë digjitale./21Media

Back to top button