2 mijë e 220 viktima nga Covid-19 në Kosovë

 

Pandemia Covid-19 e shfaqur në Kosovë në mars të vitit 2020 ka marrë jetën e 2 mijë e 220 qytetarëve.

Mbi 106 mijë persona raportohet se janë infektuar deri më tani me këtë virus, ndërsa mbi 99 mijë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është mbi 5 mijë.

“Numri total i rasteve pozitive është 106.803 raste nga 563.472 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.220 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.097 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.486”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi deri më tani nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike./21Media

Back to top button