2 mijë e 341 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

 
2 mijë e 341 raste të reja nga realizimi i 6 mijë e 193 testimeve për koronavirus, janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut për 24 orë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1 mijë e 470 të shëruar dhe 21 viktima.
Në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 është regjistruar edhe një viktimë nga Shtipi, i moshës 83-vjeçare që ka ndërruar jetë më datë 19.01.2022. Në mënyrë shtesë, nga Spitali i Përgjithshëm i Manastirit janë raportuar edhe 4 viktima të tjera (nga dy nga Dojrani dhe Gjevgjelia.
Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 20 mijë e 856./21Media

Back to top button