Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Pas shkëputjes trevjeçare pa propozime, Kosova është rikthyer në binarët e rrugëtimit drejt çmimit më të madh në kinematografi. Të premten filmi “Dua” nën regji të Blerta Bashollit është kandidati zyrtar i vendit për edicionin e 99-të të “Academy Awards”, ndërkaq filmi “Shame and Money” i Visar Morinës e ka marrë direkt biletën me trofeun në “Sundance Film Festival” dhe me ndryshimin e rregullores. “Ky vit shënon një moment të veçantë për kinematografinë kosovare, pasi Kosova do të përfaqësohet në garën për ‘Academy Awards’ me dy filma”, ka shkruar Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kosova do të ketë dy shanse për t’u nominuar për çmimin më të madh në kinematografi. “Dua” nën regji të Blerta Bashollit dhe “Shame and Money” nën regji të Visar Morinës, janë dy filmat që synojnë “Oscar”. I pari është kandidati zyrtar i vendit, i dyti e ka marrë direkt biletën me trofeun në “Sundance Film Festival” dhe me ndryshimin e rregullores nga “Academy Awards”. 

“Një moment të veçantë për kinematografinë kosovare”, ka cilësuar Qendra Kinematografike e Kosovës kur ka bërë publik lajmin, të enjten vonë në komunikatën për media. 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button