2 mijë e 605 të vdekur, 26 mijë e 534 raste aktive me Covid-19

2 mijë e 605 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020, ndërsa janë infektuar 151 mijë e 279 persona.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 21 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 1278 raste të reja, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 26.534.
Siç ka informuar MSh, janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar MSh./21Media
May be an image of text
 

Back to top button