2 mijë e 775 gjoba për shoferët

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
2 mijë e 775 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së mërkurë.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, 23 prej tyre me të lënduar, ndërsa 36 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu policia ka arrestuar 20 persona, 18 janë dërguar në mbajtje./21Media
