Kaloni te përmbajtja kryesore

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:10 në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë nga shtëpia e tij.

Arrestimi i tij u bë nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë 9 mm, 64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12 gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb, dhe telefon.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button