2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhunuar gjatë luftës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione ka diskutuar për procesin e verifikimit të aplikacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Të ftuar në këtë komision ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.

Kryetarja e Komisionit Qevritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani, ka theksuar se nga 2 mijë e 83 aplikime, 1650 prej tyre janë pranuar.

“Nga momenti i themelimit të Komisionit janë 2 mijë e 83 raste, të aprovuara janë 1650. Në pritje për intervistë janë 40, 50 të tjera janë ende të patrajtuara. Nga këto aplikime 316 prej tyre janë refuzuara”, ka thënë ajo.

Back to top button