2 mijë e 865 vaksina antiCovid janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 285 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njofitmit. prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës, kurse deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht vazhdon të bëjë apel për vaksinim. Nga muaji i kaluar qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim, pa termin të caktuar paraprakisht.


Nga 1 mijë e424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811. Në total numri i rasteve aktive është 320./21Media